Si rekruton sot Camorra/ Nga bosët tek influencuesit në rrjetet sociale 

24/03/2021 20:37

Tufa parash mbi tryezë, Rolex në dorë dhe në krah, pistoletën.

Mjekra të gjata, xhinsë të ngushta deri te kyci I këmbës, xhupa lëkure, zinxhirë të mëdhenj floriri, në gisht unaza vezulluese, e tatuazhe në trup. Foto grupi në vende ekzotike, e shishe shampanje me vete. Fëmijë të veshur si të rritur që shtrëngojnë në duar pistoleta e simulojnë prita. Bosi është kthyer në influencuesin e klanit të tij, thonë mediat italiane.

Ai ka nevojë që të njihet dhe përdor rrjete sociale. Kriminaliteti tani është i lëvizshëm, jo i strukturuar e i rrënjosur mirë në territor, dhe drejtohet nga kalamaj, të cilët deri përpara një dekade nuk do te ngjisnin dot as shkallët më të ulëta të hierarkisë së mafias, thotë Corriere della Sera. Numri i vrasjeve ka rënë me 80% krahasuar me përpara 15 vjetësh, e megjithatë perceptimi I sigurisë tek napolitanët mbetet i ulët.

Krimi i organizuar nuk është më i padukshëm, e gjen kudo në rrjetet sociale. Deri edhe Camorra po përdor internetin për rekrutime. Bosët-influncues nxjerrin postime në Instagram, i bëjnë “tag” personave më të besuar, afrojnë të rinjtë që pëlqejnë postimet e tyre, sloganet, nofkat e betohen për besnikëri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA