
Kombëtarja shqiptare ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e parë kualifikuese të Botërorit 2022.
Kuqezinjtë nën drejtimin e trajnerit Edy Reja zhvilluan pasditen e së martës zhvilluan seancën e fundit stërvitore në Barcelonë përpara nisjes për në Andora paraditen e kësaj të mërkure.
Të gjithë futbollistët janë në dispozicion të trajnerit italian teksa në mbrëmjen e së hënës u bashkuan edhe Mitaj, Etrit Berisha dhe Frederik veseli.
Stërvitja e fundit e kombëtares shqiptare ishte e një intensiteti më të lartë dhe deri tani asnjë prej futbollistëve nuk ka shfaqur probleme fizike.
Në orët e pasdites të kësaj të mërkure, trajneri Edy Reja do të japë konferencën e zakonshme për shtyp përpara ndeshjes i shoqëruar nga kapiteni i skuadrës.
Ndeshja mes Andorrës dhe Kombëtares shqiptare do të luhet në mbrëmjen e së enjtes në Stadiumin Nacional dhe do të transmetohet në platformën Digitalb, ashtu sikurse edhe ndeshjet e tjera ndaj Anglisë dhe San Marinos në 28 dhe 31 mars.
Top Channel