Emily, e cila pranoi të shërbente si nënë surrogate për një çift në Kinë, ende po kujdeset për foshnjën e tyre pas 10 muajsh për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Emily Chrislip lindi një vajzë në maj të vitit 2020 por ndalimi i udhëtimeve për shkak të Covid 19 në atë kohë nuk lejuan që prindërit e saj biologjikë të vinin në SHBA, njoftoi më parë PEOPLE.
Megjithëse Emily dhe burri i saj Brandon kishin mundësinë ta linin foshnjën me një agjenci për fëmijët, ata vendosën të kujdeseshin personalisht për të.
“Në fillim, ne menduam se do të ishin maksimumi katër javë, dhe pastaj vazhdonte të bëhej gjithnjë e më shumë“, tha 25-vjeçarja. “Ne nuk e dimë por nuk kishte mënyrë tjetër”.
Tani, dhjetë muaj pas lindjes së saj, çifti janë ende duke u kujdesur për foshnjën, pasi prindërit e saj biologjikë kërkojnë një mënyrë të sigurt për të shkuar në SHBA dhe më në fund të takojnë vajzën e tyre.
“Nuk mund ta besoj se sa kohë ka kaluar“, tha Emily. “Duket sikur ka shkuar shumë shpejt, kështu që është ndryshe kur ulesh dhe mendon për situatën. Ne shpresojmë se ata do të jenë në gjendje të arrijnë këtu përpara ditëlindjes së saj të parë në maj“.
“Shqetësimi më i madh janë kufizimet”, shtoi ajo. “Unë nuk mendoj se ata do të kenë një problem për të shkuar në SHBA, por duke u rikthyer në Azi, ata mund të kenë probleme. Kështu që ne po përpiqemi të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë me të gjitha kufizimet“.
Emily, u zgjodh si nënë zëvendësuese për çiftin në Kinë në shtator 2019. Plani fillestar ishte që prindërit të udhëtonin në Amerikë dhe të ishin atje për lindjen e foshnjës përpara se ta merrnin në shtëpi, i tha Emily më parë PEOPLE. “Ne do t’i linim të ishin në dhomën e lindjes për të parë lindjen. Në kohën e lindjes, puna ime supozohej të përfundonte“.
Por më pas ndodhi pandemia, duke e çuar vajzën të vogël për të kaluar muajt e parë të jetës së saj me Chrislips dhe pa prindërit e saj biologjikë.
Edhe pse ka kaluar një kohë të gjatë me fëmijë, Emily është e ndërgjegjshme që nuk është fëmija i saj dhe nuk do të afeksionohet më tepër me të. “Ne patjetër që e duam dhe gjithmonë do të kujdesemi për të, por e kuptojmë që ajo nuk është e jona“, shtoi ajo.
Emily, tashmë mendon se nuk do të pranojë më të jetë një nënë surrogate, përveçse, nëse është për të njëjtin çift.
Top Channel