Një variant i ri i koronavirusit është zbuluar në mostrat e mbledhura nga 18 vende në të gjithë Indinë.
Nga 10.787 mostra, 736 ishin pozitive për variantin britanik, 34 për variantin e Afrikës së Jugut dhe një për variantin Brazilian.
Raporti vjen pas rritjes së infektimeve me Covid 19 në Indi. Por qeveria tha se nuk ka asnjë lidhje midis rritjes së rasteve dhe këtyre varianteve. India raportoi 47.262 raste dhe 275 vdekje këtë të mërkurë, numri më i lartëi shifrave ditore për këtë vit.
Konsorciumi Indian SARS-CoV-2 mbi Gjenomikën (INSACOG), një grup prej 10 laboratorësh kombëtarë nën Ministrinë e Shëndetësisë të Indisë, kreu renditjen gjenomike në mostra. Qeveria tha se një analizë e mostrave të mbledhura nga shteti perëndimor i Indisë, Maharashtra tregon “një rritje të mostrave me mutacionet E484Q dhe L452R” krahasuar me dhjetorin e vitit të kaluar.
“Mutacione të tilla [të dyfishta] ‘i shpëtojnë’ imunitetit të organizmit dhe japin rritje të infektivitetit“, tha Ministria e Shëndetësisë në një deklaratë.
Por ajo mohoi që rritja e numrit të rasteve të lidhej me mutacionet. “Megjithëse VOC-të dhe një variant i ri i dyfishtë mutant janë gjetur në Indi, nuk ka mjaftueshëm fakte për të treguar një lidhje të drejtpërdrejtë ose për të shpjeguar rritjen e shpejtë të rasteve në disa shtete“.
“Ne duhet të monitorojmë vazhdimisht dhe të sigurohemi që asnjë nga variantet shqetësuese nuk po përhapet në popullatë. Fakti që nuk po ndodh tani nuk do të thotë se nuk do të ndodhë në të ardhmen. Dhe ne duhet të sigurohemi që të marrim provat mjaft herët“, tha virologu Dr. Shahid Jameel, BBC-së në fillim të këtij muaji.
Me mbi shumë se 11.7 milion raste dhe 160,000 vdekje, në Indi vazhdojnë kërkimet për të identifikuar mutacionet.
Rritja e infektimeve, e cila filloi këtë muaj, vjen gjatë asaj që disa ekspertë e kanë quajtur një “fazë delikate” për Indinë, sistemi i kujdesit shëndetësor tashmë është i lodhur nga një betejë njëvjeçare kundër koronavirusit.
Top Channel