Masakra në një supermarket në SHBA/ Autori, një sirian që ‘dëgjonte zëra’

24/03/2021 17:45

21 vjeçari Ahmad Al Aliwi Alissa, pjesën më të madhe të jetës e kishte kaluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pakkush do të kishte dëgjuar sot për të nëse nuk do të kishte marrë armën e të ekzekutonte 10 persona të pafajshëm në një supermarket të Boulderit në Kolorado. Qëlloi me një armë gjysmëautomatike, Ar-15, protagoniste e thuajse të gjitha masakrave të kohëve të fundit në SHBA. Shtëpia e Bardhë ende pret informacionet e nevojshme për të kuptuar nëse bëhet fjalë për një rast terrorizmit të brendshëm.

Por i vëllai i agresionit ka një tjetër variant. Ai pretendon se Ahmadi kishte probleme me shëndetin mendor. “Dëgjonte zëra”, thotë Ali Aliwi Alissa. “Nuk ishte ndonjë besimtar i madh, dhe nuk interesohej as për politikën. Në fakt, nuk e kam dëgjuar asnjëherë të apelonte te dhuna”, shprehet 34 vjeçari. Kjo ishte masakra e dytë brenda javës në vend, dhe presidenti Joe Biden tha se e gjithë kjo duhet të ndalojë menjëherë.

“Nuk mund të presim asnjë minutë”, deklaroi ai. Biden kërkoi nga Senati të aprovojë menjëherë dy nisma që kufizojnë përdorimin e pushkëve ne pistoletave, të cilat parashikojnë kontrolle të thelluara mbi personat që kërkojnë të blejnë armë dhe sidomos precedentët e tyre penalë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA