Top Channel mëson se kryeministri Edi Rama ka shkuar për një vizitë sot në familjen e të ndjerit Klodian Rasha i cili u vra nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj më 8 dhjetor.

Kjo është e disata herë që kryeministri Rama viziton familjen e të ndjerit.

Kujtojmë se vrasja e Klodian Rashës, 25-vjeç, tronditi mbarë opinionin publik, ndërsa protesta pothuajse në të gjithë vendin u bënë në emër të tij në logon “Drejtësi për Klodianin”.

Më herët Top Channel ka nxjerrë fotografitë nga filmimet e kamerave të sigurisë ku tregohet sekondë pas sekonde nga ekspertët e kriminalistikës se si Klodian Rasha u ndoq nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj dhe më pas u qëllua për vdekje.

Nevaldo Hajdaraj ka përfunduar nën akuzë për vrasje me dashje dhe pritet që në gjykatë të hidhet shorti për të caktuar trupën gjyqësore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA