Kandidatja e parë në listën e LSI për Durrësin, Elona Guri është konfliktuar sot  me një qytetar të identifikuar me iniciale Ç.K.

Konflikti mësohet se ka ardhur pasi sipas pretendimeve të Elona Gurit, janë gjetur kamera sigurie dhe mjete përgjimi pranë zyrave të LSI-së në Durrës.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin ku ka ndodhur sherri, duke shoqëruar Gurin dhe personin tjetër të përfshirë në konflikt.

Njoftimi i policisë:

“Më datë 24.03.2021, rreth orës 14:30, në lagjen nr.4, Durrës, shtetasja Elona Guri është konfliktuar me shtetasin Ç.K.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilët kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të dyja palët në konflikt për veprime të mëtjeshme. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë Durrës, vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe të shkakut të konfliktit”, njofton policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA