Ora 17:00 e të enjtes do ti gjej socialistët në Sheshin Skënderbej për të ndezur zyrtarisht motorët e fushatës elektorale.
Në fakt Edi Rama me shtabin elektoral kanë nisur përgatitjen për këto zgjedhje parlamentare shumë muaj më parë.
Në edicionin e lajmeve të orës 19:3 gazetari i Top Channel Muhamed Veliu raportoi se çelja e fushatës është ideuar vetëm me pjesëmarrjen e kandidatëve të listës së PS.
Socialistët mësohet se nuk kanë bërë asnjë ftesë për pjesëmarrje të mbështetësve të tyre kjo për të zbaruar rregullat në fuqi anti-covid19.
Në fjalën e tij kryesocialisti do të përqendrohet fillimisht se përse dhe çfarë vlerash mbart ajo që ai e quan skuadra kombëtare e PS për ndeshjen e 25 Prillit.
Po ashtu Rama do të flasë se çfarë qeveria e tij socialiste ka arritur të bëj në dy mandate qeverisëse.
Theksi i fjalës së Edi Ramës do të vendoset se përse shqiptarët duhet ti besojnë një mandat të tretë qeverisës.
Top Channel