Strasburg- Një delegacion i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) do të bëjë një vizitë para-elektorale në Shqipëri në 30-31 Mars 2021 për të vlerësuar përgatitjet dhe fushatën zgjedhore përpara zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit .
Në Tiranë, delegacioni do të takojë Kryetarin e parlamentit shqiptar, anëtarët e delegacionit shqiptar të PACE, liderë dhe përfaqësues të partive politike parlamentare dhe jashtë-parlamentare, si dhe përfaqësues të partive të reja të krijuara.
Bisedimet janë caktuar gjithashtu me Kryesuesin dhe anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe me misionin e kufizuar të vëzhgimit të zgjedhjeve të OSBE-ODIHR.
Delegacioni do të publikojë një deklaratë në fund të vizitës së tij. Një delegacion i plotë do të udhëtojë në Shqipëri për të vëzhguar zgjedhjet në 25 Prill.
Top Channel