Pas frikës se mund të qëndronte e bllokuar për ditë të tëra, anija gjigant e mallrave MV Ever Given është liruar pjesërisht, duke shtuar shpresën se nuk do ta mbajë aq gjatë të bllokuar kanalin e Suezit, njërën prej rrugëve më të rëndësishme detare për tregtinë globale.
Mjaftoi një shkulm i fortë ere që ta nxirrte jashtë kursit të saj të lundrimit anijen tajvaneze 400 metra te gjatë dhe 59 te gjerë, e cila ishte kthyer duke I prere rrugën të gjithë të tjerave. Disa rimorkiatorë janë përpjekur ta kthejnë MV Ever Given e ngecur në cektinë, teksa shumë habiten sesi është e mundur që një erë e fortë të mjaftojë për t`I ndryshuar drejtimin një gjiganti të tillë.
Sipas Bloomberg, incidenti bëri që më shumë se 100 anije të bllokoheshin njëra pas tjetrës në kanalin e Suezit, përgjegjës për 10% të të gjithë tregtisë botërore detare. Rreth 19.000 anije kalojnë atje përvit duke transportuar më shumë se 1 miliardë tonë mallra.
Top Channel