Top Story/ Tregu informal i monedhave në Shqipëri është sa gjysma e buxhetit të shtetit

23/03/2021 22:44

Përdorimi i parasë fizike tradicionale nuk është realiteti i vetëm financiar sot.

Këto kode në kompjuter, nuk janë thjesht kode, por janë para virtuale që kanë përdorim të njëjtë me paranë që ne përdorim çdo ditë dhe janë pjesë e një sistemi të ri financiar, virtual.

Paratë virtuale prodhohen në gjithë botën, por edhe në Shqipëri.

Tregu i monedhave virtuale në Shqipëri mendohet të jetë sa gjysma e buxhetit të shtetit ose mbi 2 mld euro.

“Kjo do të thotë që, mesatarisht nga 28% e të ardhurave kombëtare që është buxheti i shtetit, gati 15 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto, është sektor informal. Aktualisht është një treg i pataksueshëm, i pakontrolluar dhe i pambikëqyrur” u shpreh Selami Xhepa, Ekspert Ekonomie UET.

Shkëmbimi, blerja transferimi i monedhave virtuale është pjesë e një tregu të ri financiar global, që është një treg virtual që ndodh përmes pajisjeve elektronike. Ai është i decentralizuar dhe konsiderohet të jetë demokratik pikërisht sepse nuk ka dikë mbi krye që e kontrollon, një institucion të caktuar përshembull. Ndryshe nga sistemi financiar tradicional që funksionon përmes institucioneve të ndryshme të kontrollit dhe mbikëqyrjes si Banka Qendrore.

Tregu financiar i decentralizuar tashmë është një revolucion global dhe po përqafohet çdo ditë e më shumë nga individët, kompanitë, por edhe nga shtetet, pavarësisht se si çdo fenomen i ri, shoqërohet me avantazhe dhe disavantazhe. Po ashtu edhe me rreziqe potenciale.

Rreziqet më të mëdha që bashkëudhëtojnë këtë sistem të ri financiar virtual, janë pastrimi i parave dhe mungesa e sigurisë së plotë ndaj konsumatorit dhe investitorëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA