Përveç Pfizer, AstraZeneca, në vendin tonë ka hyrë vaksina ruse dhe së shpejti do të mbërrijë edhe vaksina kineze.
Ndonëse këto dy të fundit nuk janë certifikuar, mjeku Gentian Stroni tha në “Open” se është pro vaksinimit masiv të popullatës në mënyrë që të ulen shifrat e jetëve të humbura si pasojë e koronavirusit.
“Ne të klinikës na duhet që të shohim sa më pak pacientë që humbin jetën nga Covidi. Për këtë na duhet vaksina. Qeveritarët t’i gjejnë vaksinat ku të duan, por populli duhet të vaksinohet. Për sa kohë Kina po e përdor me efikasitet vaksinën dhe ka rezultat, pse të kemi frikë ne? Pse për vaksinën ruse duhet të kemi frikë? Mos ndoshta ky lloj skepticizmi na lë mbrapa?
Unë jam pro vaksinimit të popullatës, jo të na humbin jetë njerëzish nga Covidi”, tha Stroni.
Top Channel