Sputnik, njësoj si AstraZeneca/ Vaksina ruse do të përdoret njëherësh me Pfizer dhe atë të Oxfordit

23/03/2021 19:39

Vaksina Sputnik, e cila mbërriti një ditë më parë edhe në Shqipëri është e njëjtë me atë AstraZeneca.

Ekspertë të shëndetit publik, të cilët merren me vaksinat thonë se është shumë efikase për të parandaluar infektimin e popullatës.

Vaksina ruse ka një kohë më të gjatë për aplikimin e dozës së dytë. Sipas ekspertëve, doza e dytë kryhet pas 12 javësh, ndryshe nga ajo Pfizer e cila duhet aplikuar pas 3 javësh.

Sipas radhës së përcaktuar tanimë nga Komiteti i Ekspertëve, kush do të vaksinohet me Sputnik?

Ndonëse Agjensia Europiane e Barnave nuk e ka miratuar ende vaksinën, ajo po përdoret gjerësisht në 4 vende të botës. Kaq mjaftoi që edhe Shqipëria t’i japë “ok” përdorimit të saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA