Shkrimtarja Flutura Açka i bën një ftesë publike Edi Ramës: Ja për çfarë bëhet fjalë
23/03/2021 21:58
Flutura Açka dhe Ilir Yzeiri kanë komentuar librin që ka publikuar Lulzim Basha vetëm pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, në emisionin “Top Talk” nga gazetari Denis Dyrnjaja.
Shkrimtarja Açka, i ka bërë një ftesë kryeministrit Edi Rama që të ndryshojë kopertinën e librit “Kurbani”. Ajo është shprehur e gatshme që të ribotojë librin e Ramës.
“Vetë fjala kurban dhe ai gjaku aty. Nuk është në etikën time si botues që ta bëja. Unë po të isha botuesja e zotit Rama jam e hapur që t’ja ribotoj. Nuk do ja rekomandoja. Titulli nuk është ndonjë hata e madhe. Por atë kopertinë nuk do tja rekomandoja. Madje jam e hapur që ta ribëjmë ta botojmë. Jam njeri i hapur.” ka thënë Açka.
Top Channel