Një debat i ashpër mes Arjanit dhe Kristianit nisi në Për’puthen pasi Sara përmendi “cajin që tërbon djemtë” në takimin me Erlindin.
Arjani hodhi akuza të rënda se Kristiani u jep konkurrentëve drogë, ndërsa Kristiani u vetëmbrojt duke thënë se është caj.
Sara: Çaji i tërbon djemtë.
Kristiani: Është çaj që nuk shitet dhe unë e përdor për rritje të performancës. Jam i vetmi që e kam si çaj. E ka përdor dhe Erlindi, ia ka ndjerë efektin. E ka përdorur dhe Antonela. Është caj matcha që nuk të rrit adrenalinën, as pulsin.
Arjani: Kjo është situatë delikate, të cilën e kam vënë re. Kam dyshuar dhe në njëfarë mënyre tek Erlindi nuk është më ai djalë që ka qenë në fillimet e tij dhe tani është bërë “fluturon, fluturon gomari”.
Kristiani: Nuk ke fytyrë dhe të marrësh avantazh nga situata. Erlindi e ka përdorur dy herë. Nëse ke përdorur skript prap, të kryqëzoj me logjikë. Nëse do, ta tregoj pozicionin me takim 4 minutësh. Ti je opinionist, opinioni nuk ka vlerë për të vërtetën. Nëse do të sulmosh sharlatanët dhe mashtruesit, sulmoji ata se nuk ka sulmuar askënd dhe të kanë shkruajtur disa persona që unë i kam ndihmuar.
Arjani: Ajo që thua është caj, nuk është caj, por jep drogë. Të jep halucinacione. Ti je për tu arrestuar me këto që bën.
Kristiani: Manipulator, o zotëri është çaj matcha, mos hamendëso.
Arjani: Ti sjell këtu lëndë narkotike aziatike. Më kanë thënë se këtu djemtë konsumojnë nga ai pluhuri që sjell Kristiani. Kristiani të rrisë performancën e tij në takime. Më kanë thënë gazetaret se e kanë përdorur dhe në takimet e tij dhe është shpërfytyruar. Kjo lëndë mund të jetë narkotike.
Top Channel