Përdhunimi i “Julies” shkakton indinjatë në Francë

23/03/2021 08:17

Një e re me pseudonimin Julie akuzon disa zjarrfikës se e kanë përdhunuar kur ka qenë ende fëmijë. Vendimi i që pritet të merret nga gjykata do të krijojë një rast precendence.

Në vitin 2020 një gjykatë në Francë pati marrë vendimin se në rastin e akuzës të ngritur nga familja Leriche, se vajza e saj, që njihet nga mediat si „Julie”është viktimë përdhunimi, nuk kemi të bëjmë me përdhunim por me shfrytëzim seksual, që do të thotë se kemi të bëjmë me një marrëdhënie seksuale të kryer me pëlqim midis një minoreneje dhe të rriturve. Tani kjo ngjarje po shqyrtohet përsëri dhe nga gjykimi pritet një vendim që është shumë i rëndësishëm, jo vetëm për familjen Leriche, sepse me të mund të krijohet një rast precedence për të gjithë Francën.

Është bërë e padurueshme, ka dhjetë vjet që kjo ngjarje na ka nxirë jetën. Unë do doja të ulërija: “Mos gënjeni më,” thotë Corinne Leriche. Historia ka filluar më 2008. Zjarrfikësit e morën Julien, në atë kohë 13 vjeç, nga shkolla për ta dërguar në spital, sepse i ishin marrë mendtë dhe i kishte rënë të fikët. Por shpëtimtarët u kthyen shpejt në përdhunues, thotë familja.

Pas kësaj ngjarjeje Julien e ka zënë fobia sociale, ajo qëndron pjesën më të madhe të kohës e mbyllur në dhomën e saj. Ajo vuan nga një depresion i rëndë. Mjekët i kanë dhënë qetësuesë dhe antidepresivë. Në dy vitet që vijuan ajo bëri 16 herë përpjekje për të vrarë veten.

“E përdhunuar në psikiatrinë e fëmijëve “

Familja, që nuk dinte gjë, pati thirrur në atë kohë me dhjetëra herë zjarrfikësen, e cila kryen në Francë edhe ndihmën e shpejtë. Kështu u krijuan raporte besimi me burrat zjarrfikës, raporte që ata i shfrytëzuan, thotë mamaja. E ëma e Juliet tregon se ata e kanë pas kërcënuar vajzën dhe i kanë mbushur mendjen që të takohen me të, për ta përdhunuar. Një nga burrat zjarrfikës, Pierre C, ka marrë numrin e saj të telefonit dhe e ka marrë disa herë në telefon. Julie thotë se ai i pati dërguar fotografi nudo të tij dhe numrin e saj të telefonit ia pati dhënë kolegëve të tij.

Një herë një zjarrfikës i pati thënë familjes se ai do të dilte shëtitje me të, por e mori Julien dhe shkoi me të në shtëpinë e tij, ku e prisnin dy kolegë të tjerë. Një herë tjetër, një prej tyre e përdhunoi, kur ky e pati vizituar në psikiatrinë e fëmijëve. Ata e shihnin se si ajo shkatërronte veten, megjithatë vazhdonin si gjithnjë, akuzon Corinne Leriche burrat e zjarrfikëses.

Frankreich Paris Demonstration Frauenrechte Corinne Lerichte

Kur mjekët ia ndaluan Juliet medikamentet, në korrik 2010, ajo pati besim t’i tregonte të ëmës. Pas kësaj familja ngriti padi për përdhunim kundër 20 burrave të zjarrfikëses, që të gjithë rreth 20 vjeç në atë kohë. Por deri tani procesi është bërë vetëm për tre prej tyre. Hetuesi i pati besuar zjarrfikësve të tjerë që thanë se nuk e dinin se Julie në atë kohë kishte qenë 13 vjeç, prandaj nuk hapi proces kundër tyre.

Masa e dënimit mund të ulet

Burrat e akuzuar thonë se Julie kishte dhënë pëlqimin. Kërkesa e Deutsche Welles për të marrë në intervistë avokatin e të akuzuarve, nuk u pranua. Një gjykatës e dërgoi rastin në gjykatën penale. Pika për përdhunim e aktakuzës u shndërrua në shfrytëzim seksual, duke thënë se nuk u arrit të dëshmohej se Julie nuk kishte qenë dakord. Kështu dënimi më i madh që mund të jepet në këtë rast ulet nga 20 në 7 vjet. Në mënyrë që kjo gjë të mos ndodhë, Julie dhe e ëma ngritën padi.

Në Francë nuk ekziston mbrojtja për shkak të moshës

“Të rriturit që kryejnë marrëdhënie seksuale me fëmijë nën 15 vjeç, dënohen,” shpjegon Pascal Cussigh, avokat dhe kryetar i shoqatës për të drejtat e fëmijëve, CDP Enfance. “Por, që të dënosh dikë për përdhunim duhet dëshmuar se është përdorur dhunë, është kërcënuar ose është bërë me zor, përndryshe shihet si sulm seksual.” Në rastin e Juliet është e vështirë të dëshmosh një gjë e tillë, sepse ajo i ka treguar të ëmës me vonesë.

Përveç kësaj gjykatësit francezë nuk u besojnë fëmijëve, thotë Cussigh. “Që me rastin Outreau të viteve 1997 deri 2000, ku disa të rritur u akuzuan nga fëmijët për përdhunim dhe sulm seksual dhe u shpallën të pafajshëm më në fund, sepse doli se fëmijët kishin gënjyer pjesërisht,” thotë ai. Por shumë vetë patën harruar që megjithëse fëmijët kishin gënjyer pjesërisht, ata ishin njohur më parë si viktima të dhunës seksuale prandaj nuk duhej nxjerrë në asnjë mënyrë përfundimi se fëmijëve nuk mund tu besosh në raste të tilla. Megjithatë vetëm në një përqind të rasteve të përdhunimit të fëmijëve, jepen dënime.

Diferencë minimale moshe?

Por edhe në Francë duhet të jepet mbrojtje për shkak të moshës për minorenët, siç ekziston në vendet e tjera europiane. Seksi me fëmijët nën një moshë të caktuar duhet të shihet automatikisht si përdhunim. “Ne duam të ofrojmë mbrojtje më të mirë për fëmijët nëpërmjet rregullave që janë në përputhje me sistemin tonë juridik,” thotë për Deutsche Wellen një zëdhënëse e Ministrisë së Drejtësisë.

Aktualisht në parlament janë dërguar disa propozime për moshën maksimale, qeveria kërkon të vendosë moshën 15 vjeçare, me një diferencë minimale moshe, e cila duhet përcaktuar. Për shembull nëse kjo diferencë moshe vendoset të jetë pesë vjet, atëherë një 18 vjeçar mund të ketë marrëdhënie me një 14 vjeçare, megjithë moshën minimale të mbrojtur, prej 15 vjeçësh, sepse diferenca midis të dyve është vetëm katër vjet.

Dënimi mund të krijojë rast precedence

Megjithatë gjërat janë duke ecur në drejtimin e duhur, thotë Sophie Barre nga organizata Grupi për të drejtat e grave NousToutes – Ne të gjithë – , e cila organizon rregullisht demostrata në mbrojtje të Juliet. “Në vendin tonë mentaliteti është duke ndryshuar ngadalë,” thotë ajo për DW.

Frankreich Versailles Sophie Barre Mitglied im Verein für FrauenrechteSophie Barre

Megjithatë ajo shpreson të arrihet më shumë se sa vendosja e moshës së mbrojtur: “Ne duhet tu mësojmë policëve, gjykatësve, psikiatërve si dallohet përdhunimi, në mënyrë që ata të njoftojnë sa më parë për raste të tilla për tu ofruar kujdes më i madh për viktimat.”

Nëse gjykata vendosë t’i japë të drejtë Juliet, atëherë arrihet një rast precedence. Kjo do të zgjeronte kuadrin e përcaktimit të përdhinimit tek fëmijët. “Nëse kërkesa jonë do të refuzohet atëherë familja jonë do të largohet nga Franca,” thotë Leriche. “Ne nuk mund të vazhdojmë të jetojmë në një vend ku drejtësia na shkel me këmbë dhe na poshtëron.”/DW

Top Channel