Pas reshjeve të dendura të dëborës, rrethi i Bulqizës nën ‘pushtetin’ e ngricave

23/03/2021 10:24

Ndonëse reshjet e dëborës janë ndalur, sot, i gjithë rrethi i Bulqizës është në pushtetin e ngricave si pasojë e uljes së temperaturave, gjë kjo që ka sjellë probleme për banorët.

Ulja e ndjeshme e temperaturave dhe izolimi i disa fshatrave ka sjellë edhe mungesa të nxënësve në disa shkolla në Bulqizë,  kryesisht në zonat e thella. Burime pranë zyrës arsimore Bulqizë bëjnë me dije se për nxënësit që nuk do të kenë mundësinë për t’u paraqitur në shkollë për shkak të reshjeve do t’u mundësohet mësimi online.

Ndërkohë, situata e rënduar vijon të jetë edhe ne mungesën e energjisë elektrike në shumë zona, si pasojë e dëmtimit të linjave nga reshjet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA