Me 96 vota pro parlamenti miratoi 10 ligjeve me karakter teknik, të ndërthurura me reformën në drejtësi me synimin e dhënies së një efikasiteti edhe më të madh.
Taulant Balla: Nuk bie dakord që Reformën në Drejtësi nuk është funksionale, ajo është funksionale, është futur në listën e detyrave të shtëpisë.
Etilda Gjonaj: Këto ligje do të synojnë që të rrisin efektshmërisë e sistemit të Drejtësisë.
Një prej 10 ligjeve më të rëndësishme votuar sot ka të bëjë me thjeshtësimin e mënyrës së zgjedhjes të një gjyqtari kushtetues nga Gjykata e Lartë. Tanimë, kuorumi i nevojshëm në Gjykatën e Lartë të mos jetë më prej 14 anëtarësh, por do të mjaftonte një shumicë e thjeshtë, pra 10 anëtarë.
Sipas parashikimeve të reja në ligj korrupsioni nën vlerën 50 mijë lekë s’do të jetë më kompetencë e prokurorisë së posaçme kundër krimit e korrupsionit, njohur si SPAK.
Me një ligj të posaçëm është sanksionuar futja dhe gjykimi me një gjyqtar të vetëm në Apel nga tre që është aktualisht trupa.
Dalja në pension e magjistratëve, përfshi prokuror e gjyqtar të cilët aktualisht e kanë në 67 vjeç, por me vullnetin e tyre sipas ligjit të ri, ata mund të shërbejnë edhe tre vite pas moshës duke dale në pension në moshën 70 vjeç.
Top Channel