Situata në Malin e Zi është tensionuar pasi qeveria ka ndryshuar kufirin administrativ të komunës shqiptare të Tuzit dhe një pjesë të saj ia ka kaluar Podgoricës.
Kryetari i komunës Nik Gjeloshaj akuzon kryeministrin Zdravko Krivokapic dhe zv/kryeministrin Dritan Abazovic dhe thotë se ky është një vendim anti shqiptar.
Në një lidhje telefonike për Top Channel, Gjeloshaj thotë se ky vendim e cenon komunën e Tuzit ndërsa shtoi se do të reagojnë edhe me protesta për të kundërshtuar këtë masë.
Nik Gjeloshaj: Cënon në shumë aspekte strategjike dhe ekonomike. Është për grumbullimin e mbeturinave dhe është një kompani e fuqishme. Kam tentuar të bisedoj me qeverinë, mirëpo ata nuk kanë reaguar dhe vendosa të reagoj publikisht për të zgjidhur këtë punë sepse mendoj që është një lëvizje jo ligjore.
Do ta kundërshtoj, do përdor të gjitha masat, do i dërgoj shkresa ambasadave. Nëse është e nevojshme do të bëj edhe protesta para qeverie, do të organizohemi derisa të dalim fitimtarë se është pronë e jona dhe nuk do ia japim askujt.
Top Channel