
Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte i ftuar Berkani, këngëtari i njohur që të gjithë e mbajnë mend nga pjesëmarrjet e suksesshme në “Top Fest”.
Sapo mbaroi inserti prezantues dhe nisi intervista me Berkanin, ky i fundit pranoi që ishte shumë i emocionuar që pas kaq shumë vitesh po rikthehej (përmes Skye) në “Top Channel”.
“Ju Top Channel jeni më të vërtetë një Amerikë, një MTV Awards. Ka 15-16 vite që bëj intervista dhe është hera e parë që më dridhet buza tani”, ishte kjo mënyra sesi zgjodhi të shprehej këngëtari prej fillimit.
Gjatë intervistës ai nuk ngurroi të tregonte për projketet e reja dhe detaje nga jeta personale.
Baba i një vajze, Berkani pranoi se për shkak të punës nuk kalon mjaftueshëm kohë me të, megjithatë po e nxit që edhe ajo të vazhdojë në gjurmët e muzikës.
Top Channel