Fier/ 74-vjeçari gjendet pa jetë në pusin e shtëpisë
23/03/2021 12:53
Një 74 vjeçar nga fshati Agim i njësisë administrative Libofshë, është mbytur mesditën e së martës në pusin e shtëpisë së tij.
Jorgji Sota ishte duke vendosur pompën e ujit, për tu shërbyer të mbjellave, por ka rrëshkitur duke përfunduar breda në pus. Ai është gjetur i pajetë nga kushëriri i tij, i cili ka njoftuar menjëherë policinë.
Viktima jetonte i vetëm, pas ndarjes nga jeta dy vjet më parë të bashkëshortes së tij. Të afërmit tregojnë se janë befasuar nga kjo ngjarje e papritur.
74 vjeçari është baba i dy djemve që janë emigrantë në Itali. Ndërkohë, policia pas kqyrjes së vendit të ngjarjes, e transportuan 74 vjeçarin në morgun e Fierit për kryerjen e ekspertizës ligjore.
Top Channel