Fëmijët e prekur nga Covid-19/ Mjekët: Përhapet gjerësisht në shkolla dhe kopshte
23/03/2021 19:43
Në dy muajt e fundit në Lezhë janë rritur rastet e fëmijëve të prekur me Covid 19.
Kjo sipas pediatrit Mark Marku vjen nga kontaktet në familje por edhe nga grumbullimet në kopshte e shkolla.
Doktor Marku tregon se Covid 19 tek fëmijët shfaqet me simptoma të ndryshme me temperaturë, diarre, të vjella dhe në të shumtën e rasteve prindërit i kanë ngatërruar virozat.
Moshat e fëmijëve të prekur me Covid në Lezhë variojnë nga 4 muajsh deri në 15 vjeç ndaj dhe apelohet për më shumë kujdes nga ana e prindërve.
Top Channel