Kryetari i Komunës së Tuzit në Malin e Zi së fundmi ka hedhur akuza ndaj qeverisë në këtë shtet duke thënë se kanë ndryshuar kufirin ekzistues të komunës me shumicë shqiptare të Tuzit.

Nik Gjeloshaj, e ka konsideruar si një veprim anti-shqiptar, të cilin ka thënë se do ta kundërshtojnë me forcë.

Më tej ai ka shtuar se qeveria e Malit të Zi ka bllokuar edhe pagesën e mjeteve për Komunën tonë, mjete këto të cilat na takojnë sipas ligjit.

Postimi i plotë: Gjatë punës së përditshme të sekretariateve tona kemi vërejtur ndryshimin e kufirit tone
Kanë ndryshuar teritorin tonë ashtu që deponinë e kanë kaluar në teritorin e kryeqytetit Podgorica.
Kështu nuk ka punuar as PDS edhe pse kjo ishte e vetmja pikë kontestuese me ta.

Do ta kenë Malesine para qeverisë , se u kam dhënë një afat, tani urgjentisht duhet ta ktheni linjën administrative të Komunës sonë ashtu siç është miratuar në Kuvendin e Malit të Zi.

Një veprim i ketillë antishqiptar nuk do ta durojmë më , sepse nuk është vetëm kjo, por qeveria e Malit të Zi e ka bllokuar edhe pagesën e mjeteve për Komunën tonë, mjete këto të cilat na takojnë sipas ligjit.

Ftoj për herë të fundit bashkësinë ndërkobëtare e cila është e pranishme në Mal të Zi te reagojë … Qytetarët e Malesisë do të kenë pergjigjje të ashpëra ndaj ketij provokimi te ri.

Zdravko Krivokapiq dhe Dritan Abazoviq pas zgjedhjeve në krye të qeverisë së Malit te Zi, për hapat e parë që kanë…

Posted by Nik Gjeloshaj on E martë, 23 Mars 2021

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA