Luljeta Bozo, e cila udhëheq listën e kandidatëve për deputetë të PS në qarkun e Tiranës duke thënë se pranoi të hynte në politikë pasi pasiguritë ia hoqi Edi Rama dhe Erion Veliaj.
Ndërsa Rama tha se nuk priti që të provonte nga balta që hidhet këtu, por shtoi se Bozo e di mirë se balta ju kthehet atyre që e hedhin.
Rama: Stërgjyshes që nuk priti për të provuar nga balta që hidhet këtu pa kursim e karar pa llogaritur çfarë the e si e the, ta nxorën nga konteksti, ta kthyen mbrapsht në formë balte. Ti ke parë shumë, larg qoftë të ngjisësh. Ke mësuar kaq shumë sa balta ju kthehet atyre që e hedhin.
Bozo: Çdo gjë kisha menduar, por që të hyja në politikë s’më kishte shkuar në mendje. Kur erdhi ftesa nga Edi Rama dhe pasi më hoqi disa pasiguri Lali Eri dhe duke pasur në konsideratë mendimin e të gjithë atyre njerëzve të njohur e të panjohur pas tërmetit nga njerëz si puna ime në Shqipëri, donin të kishin njerëz të tillë për të përfaqësuar në Kuvend.
Unë e pranova ftesën në këtë moshë duke qenë e bindur se PS është parti progresiste që ato që merr përsipër i bën, nuk bën vaki të mos ketë bërë premtim dhe duhet patur parasysh që në këtë periudhë pati dy ngjarje shumë të vështira, tërmeti dhe pandemia. Nuk duhet të harrojmë reformat e PS që nuk janë bërë asnjëherë në Shqipëri dhe t’i japim mundësinë që mandatin e tretë ta vazhdojnë punën. Jam me besim se ne si skuadër do bëjmë të pamundurën që PS të fitojë dhe këtë mandat të tretë që është në më të mirën e të gjithëve. Nuk ka nevojë të bëjmë mitingje, njerëzit të kuptojnë në çdo bisedë që bën me të. Nuk zgjidhen problemet as me konfrontime, as me boks as me mundje, por me argumente.
Top Channel