SPAK në përfundim të shqyrtimit gjyqësor ka vendosur të konfiskojë pasuritë e të dënuarve Astrit Beqiri dhe Dhimitri Shkodrani.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar 21 vite burg për Astrit Beqirin dhe Dhimitër Shkodrani. SPAK kërkoi 11 vite burg për Beqirin dhe 10 vite burg për Shkodranin. Të sipërpërmendurit akuzoheshin nga Prokuroria e Posaçme, për pastrim parash dhe grup kriminal. Të arrestuarve iu ul 1/3 e dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Beqiri dhe Shkodrani ishin pjesë të një grupi kriminal, i cili ka trafikuar mbi 1650 kg kokainë drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Këtyre personave u është konfiskuar:
Një pulari “Rens 2015 SHPK”
“Volkswagen Golf
Furgon Iveco
BMW X5
Benz E Class
Daimler Chrysler
Apartament në Velipojë me vlerë rreth 95 mijë euro.
Apartament në Velipojë, me vlerë rreth 95 mijë euro.
Apartament në Velipojë me vlerë rreth 93 mijë euro.
173 500 euro dhe 8 milion e 629 mijë lekë të gjendura cash në shtëpinë e Astrit Beqirit.
Po ashtu u konfiskuar edhe një ndërtesë 4 katëshe me pishinë e ndodhur në Shkodër si dhe një mjet tip JEEP.
Top Channel