Vullkani në Islandë/ Nxjerr sërish llavë, por nuk është më i rrezikshëm

22/03/2021 16:20

Llavë e kuqe vazhdon të rrjedhë nga vullkani afër kryeqytetit të Islandës, Reykjavik ndërsa të shumtë janë njerëzit e etur ta shikojnë dhe pse jo, edhe ta fotografojnë atë.

Shpërthimi i parë në 900 vite po fillon të shuhet dhe nuk përbën më rrezik për njerëzit. “I nxehti këtu të bën të mendosh për barbekytë e verës”, thotë një student për të cilin shikimi live i fenomenit është shumë më impresionues nga ajo që mund të shihet në televizion.

Madje shumë prej tyre kanë guxuar të afrohen aq shumë sa për të ndjerë nxehtësinë e llavës që rridhte…

Ajo që i pengonte shumë prej vizitorëve, ishte era e rëndë e përhapur në zonë. Por sidoqoftë, gjithcka ishte aq e mahnitshme sa që i linte ata pa frymë.

Ekspertët thonë se tani vullkani nuk përbën rrezik për askënd. Rrjedha llave vazhdojnë të dalin nga një e carë në lagunën Geldingadalur, afër malit Fagradalsfjall.

Vullkani shpërtheu të premten rreth orës 2045, duke ndezur zjarrin e natës ndërsa qindra tërmete të vogla u regjistruan në zonë. Në tre javët para shpërthimit madje, mbi 40 mijë lëkundje të tokës u regjistruan nga autoritetet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA