Sipas informacioneve të orës 13.00 në qarkun Elbasan kemi pasur reshje shiu me intensitet të ulët dhe reshje dëbore në lartësi.

Në aksin rrugor Elbasan-Qafë Thanë në Qafë Thanë dëbora ka arritur në 50 cm trashësi por nga firma kontraktuese është bere hedhja e kripës dhe qarkullimi është i hapur e kryhet pa zinxhirë. Në aksin Librazhd-Sterblevë në segmentin Fushë Sterblevë dëbora ka arritur deri 50 cm trashësi.

Qarkullimi është i hapur për mjetet deri në gjysmën e këtij segmenti. Vazhdon puna për hapjen e pjesës së mbetur deri në Sterblevë. Në aksin Elbasan-Gjinar nuk ka probleme.  Dëbora ka qenë e përkohshme dhe me trashësi 2 cm.

Aktualisht rruga është e hapur. Pa probleme janë edhe akset Elbasan- Gramsh-Elbasan kilometri i 29. Ndërkohë në të gjitha këto akse ka pasur edhe rënie inertesh por kanë qenë sporadike dhe të pakta.

Në furnizimin me energji elektrike është riparuar ndërprerja në Njësinë Administrative  Shalës, bashkia Cërrik në disa fshatra të bashkisë Belsh, dhe vazhdon puna në  Njësinë Administrative Orenjë, Njësia Administrative  Funar, Njësia Administrative  Polis, bashkia Librazhd dhe disa fshatra të Njësisë Administrative  Rrajcë bashkia Prrenjas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA