Provokimi i ri i Kremlinit/ Putin ka gjithnjë me vete valixhen bërthamore

22/03/2021 14:49

Presidenti rus, Vladimir Putin ka gjithnjë me vete instrumentet e nevojshme të komunikimit, përfshirë ata strategjikë, kudo që ai ndodhet.

Këtë e ka pohuar zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov, kur u pyet nëse Putini kishte me vete valixhen e tij bërthamore, gjatë fundjavës së kaluar në Siberi, bashkë me ministrin e tij të mbrojtjes. Për pushimin e shkurtër, është shpërndarë nga vetë Kremlini një reportazh i gjatë.

Presidenti rus, Vladimir Putin, gjatë disa ditësh pushim në Siberi, i shoqëruar edhe nga ministri i mbrojtjes Sergei Shoigu, ka drejtuar një automjet që përshkon të gjitha llojet e terreneve, mes pyjeve të dendur dhe kaloi madje edhe një urë të varur. Dhe pamjet janë shpërndarë nga vetë Kremlini.

Jo rrallë presidenti Putin shfaqet në televizionin shtetëror rus ndërsa merr pjesë në aventura të ndryshme në natyrë dhe duket qartë se ai synon të ndërtojë imazhin e një lideri të shëndetshëm dhe të fuqishëm, të aftë të udhëheqë vendin edhe për shumë vite në vijim.

Eksplorimet e tij me gjoks të zhveshur, kanë ngulitur tek shumëkush imazhin e 68 vjeçarit Putin si një model i formës së shkëlqyer fizike. Videot e fundit të shpërndara nga Kremlini, me presidentin me një lloj traktori të fuqishëm, e tregonin atë teksa çante përmes borës dhe një pylli të dendur.Putin dhe Shoigu, shihen teksa ecin mes borës që mbërrin deri në gju dhe kalojnë një urë të varur në litarë mbi një lum të ngrirë. Më herët gjatë viteve, kemi parë Putinin ndërsa peshkon, drejton një skaf të fuqishëm apo që merr rreze dielli.

Ndërsa fraza Valixhja bërthamore, e theksuar nga Moska, duket se është pjesë e strategjisë diplomatike të saj kundër SHBA. Tensionet u acaruan së fundmi pas refuzimit të Biden për një takim me Putinin e pasi ai e kishte quajtur këtë të fundit, vrasës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA