Presidenti Meta uron Sultan Novruzin: Me rigjallërimin e natyrës po lindin mundësi të reja
22/03/2021 10:20
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka uruar besimtarët bektashinj festën e Sulltan Novruzit.
“Gëzuar Festën e Sulltan Nevruzit, ditëlindjen e Imam Aliut!
U bashkohem sot lutjeve për shëndetin tuaj dhe të çdo anëtari të familjes!” uron presidenti, në postimin e tij, në “Facebook”.
Sipas Metës, bashkë me pranverën po vjen një epokë e re për shqiptarët. “Një shpresë e re po lind dhe një epokë me mundësi të reja po çel bashkë me rigjallërimin e natyrës!
Diell dhe Pranverë në zemrën e çdo shqiptari!”
Sulltan Nevruzi, ose siç njihet ndryshe Viti i Ri Persian festohet çdo 22 mars në Shqipëri. Ky është viti i dytë që besimtarët duhet të kufizojnë vizitat dhe grumbullimet, për shkak të pandemisë së Covid 19.
Top Channel