Materniteti ” Mbretëresha Geraldinë” një pjesë e të cilit do të rindërtohet , do të ketë ketë tanimë kapacitete të dyfishuara.
Drejtorja e maternitetit Profesore Eliona Demaliaj shpjegon se do të rindërtohet vetëm godina ku ishte reanimacioni i foshnjave dhe i nënave.
Eliona Demaliaj : Pjesa në të djathtë e godinës ishte demtuar dhe instituti i ndërtimit e kishte nxjerrë jashtë funskionit. Kemi punuar në veshtiresi dhe me frikë pasi riskoheshin nënat dhe bebet dhe mjekët nëse do të kishte lëkundje të tjera.
Materniteti Mbretëresha Geraldinë nisi të funksionojë si shtëpi lindjeje në vitin 1940 por që atëherë janë shtesa dhe janë pështatur në ambiente pa iu nënshtruar një rikonstruksioni të mirëfilltë.
Drejtoresha Demaliaj shjegon se godina e maternitetit eksitues nuk do të shembet por do të rikonstruktohet
Demaliaj: Me këtë ndërhyrje do të shtohet një sipërfaqe prej 3400 metër katror duke dyfishuar kapacitetin ç’ka do të mundësojë kushte shumë më të mira për nënat dhe foshnjat por edhe kushte më të mira për mjekët .
Top Channel