Pandeli Majko në Top Talk: Pranojmë gabimet, nuk na duhen votat e kundërshtarëve, mjaftojnë votat e njerëzve tanë

22/03/2021 16:10

Ministri i shtetit për diasporën, Pandeli Majko, i ftuar në “Top Talk”, thotë “pavarësisht gabimeve, Partia Socialiste, meriton një mandat të tretë”.

“Nuk mund të krahasohemi me qeverisjen e mëparshme, kemi mësuar nga gabimet. Kemi kaluar periudha shumë të vështira, që përfshijnë tre tërmetet dhe pandeminë dhe ia kemi dalë. Ne po përpiqemi të  nxisim reflektimin e njerëzve tanë. Janë njerëzit që na kanë votuar dhe ndihen të pakënaqur, por ne themi që i pranojmë dhe fajet”, thotë Majko.

Sipas tij, synimi është që në zgjedhjet e 25 prillit të votojnë Partinë Socialiste ata që e kanë votuar edhe para katër vitesh. “Sikur të kemi votat që kemi pasur në zgjedhjet e fundit, jemi mbi  70 mandate”.

Top Channel