Marina kolumbiane ka konfiskuar një nëndetëse për transport narkotikësh në oqeanin paqësor. Ajo mbante disa pako kokainë dhe ishte nisur për në bregun e Meksikës.
Nëndetësja, sipas autoriteteve i përkiste një grupi të armatosur disidentësh të guerrilasve të FARC-ut. Nëndetësja, sipas zyrtarëve, ishte gati të nisej në lundrim, me 14 thasë kokainë.
Transporti i lëndëve narkotike me nëndetëse, është bërë tashmë një mënyrë e shumëpërdorur nga trafikantët. Javën e kaluar, u konfiskua një nëndetëse e tillë, edhe në Evropë, në rastin e parë të këtij lloji në kontinent.
Policia në Spanjë konfiskoi nëndetësen nëntë metra të gjatë e tre metra të gjerë dhe 2 mijë kilogramë drogë në Malaga, të Spanjës jugore. Ajo u zbulua gjatë një operacioni kundër një rrjeti të sofistikuar të trafikut të drogës që coi edhe në 52 arrestime.
Këto lloj nëndetësesh, janë të vështira të pikasen por të kushtueshme për tu ndërtuar. Prej kohësh ato përdoren nga trafikantët e drogës në Amerikën latine ndërkohë që në Evropë janë shumë më pak të zakonshme.
Në nëntor 2019, një nëndetëse 22 metra e gjatë me 3 mijë kg kokainë u konfiskua në Galici të Spanjës dhe mendohej se ishte nisur nga Kolumbia. Por ajo e javës së shkuar, mendohet se është e para e bërë një Spanjë, që zbulohej nga policia.
Top Channel