Rrjetet sociale janë mbushur së fundmi me komente ironike pasi Kylie Jenner e cila ka një pasuri prej $900 milionë, ka bërë donacion prej vetëm $5,000 pasi grimieri i saj pasoi një aksident dhe ka nevojë për një operacion emergjent.
23-vjeçarja po i kërkon fansave të saj në Twitter e Instagram të bëjnë donacione për mikun e saj, grimierin artistik Samuel Rauda.
Samuel pësoi një aksident në fillim të këtij muaji duke përplasur kokën në trotuar, që i shkaktoi gjakderdhje të brendshme dhe lëndime në tru.
Edhe një nga miqtë e tij konfirmoi aksidentin e tmerrshëm, duke thënë se Samuel “kishte rënë nga një mjet në lëvizje duke përplasur kokën në trotuar”.
Ai kreu operacione për plagët dhe tani familja e tij ka hapur një faqe donacionesh për të mbledhur $120,000 për kostot mjekësore. Deri tani fondi ka arritur në $97,000.
Kylie gjithashtu shpërndau ngjarjen në llogarinë e saj në Instagram për 222 milionë ndjekësit e saj, teksa shkruante: “Zoti të mbroftë @makeupbysamuel. Të gjithë t’i kushtojnë një moment vëmendjeje, duke u lutur për Sam që pësoi një aksident në fundjavë dhe të vizitojnë faqen e donacioneve të familjes së tij”.
Kylie, nënë e një fëmije, bëri donacionin $5,000 së bashku me emra të tjerë të njohur të ‘showbiz’ si Huda Kattan, aktorja Bella Thorne, Sofia Richie, Bebe Rexha e Lilly Ghalichi.
Por përdoruesit kritikonin Kylie për kërkesën e donacioneve nga ndjekësit, megjithë pasurinë gjigande që zotëron.
Një ri shkruante: “Kylie Jenner na kërkon para, sikur të ishim ne në listën e Forbes dhe jo ajo.”
Një tjetër shkruante: “Kylie Jenner më kërkon mua $60,000 për operacionin në tru të grimierit të saj… kur vetë fiton $450,000 në ditë.”
Edhe një tjetër ankohej: “Kylie Jenner kërkon donacione për operacionin e grimierit, ndërsa vetë jep vetëm $5,000 kur është thuajse miliardere? Paratë kanë rënë në duar të gabuara.”
Revista Forbes e ka shpallur Kylie “miliardere të krijuar vetë” në 2019, por tashmë pasuria e saj ka rënë në $900mln.
Top Channel