“Mezi merrja frymë”/ 19-vjeçarja me covid lindi me sukses djalin: Falenderoj mjekët

22/03/2021 12:03

Manuela Hemollari është 19-vjeçarja, e cila solli në jetë dje foshnjen e saj në spitalin “Shefqet Ndroqi”, i njohur ndryshe si Covid 2.

Prej 10 ditësh, ishte diagnostikuar me Covid-19 dhe trajtohej në shtëpi. Vështirësia në frymëmarrje dhe temperatura e detyruan të shtrohej në spital me 9 mars, në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Duke qenë se situata klinike po rëndohej dhe jeta e 19-vjeçares dhe foshnjes po rrezikohej, u bë e mundur lindja e fëmijës në sallat e spitalit “Shefqet Ndroqi” në bashkëpunim me stafin e spitalit obsetrik-gjinekologjik “Koco Gliozheni”

“Mezi merrja frymë , pastaj vajta me ambulancë te Shefqet Ndroqi erdhi ekipi i maternitetit dhe me operauan atje, i falenderoj të gjithë mjekët që më shërbyen “, thotë ajo një ditë më pas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA