Kreu i Kadastrës, Artan Lame gjatë një konference më gazetarët tha se nuk mund të ketë kthim fizik të pronës te ish pronarët dhe të thuash do bëjë legalizimet, pasi po flitet për të njëjtën tokë dhe ose do e kthesh ose do e legalizosh ndërtimin pa leje.
Lame theksoi se me ligjin 20/20 (për procedurat kalimtare të pronësisë) të qeverisë nga viti 2014-2020 janë 10-fishuar legalizimet dhe është rritur numri i legalizimeve të pallateve të braktisura nga pronarët duke shkuara nga 6 para 2014 në 800 pallate të legalizuar nga 2014-2020.
Ai u shpreh se sfidë aktuale e qeverisë mbetet regjistrimi i tokës në fshat.
“Viti që mbyllëm është viti i parë i plotë i Kadastrës që u krijua. Dy janë kolona thelbësore të reformës së pronës në vendin tonë. Nuk i kanë dhënë ende të plota rezultatet e tyre, por shenjat janë pozitive. Legalizimet i konsideroj si një betejë të fituar, për të njëjtën periudhë kohë 2006-2013 dhe 2014-2020 kemi 10 -fishim të numrit të legalizimeve. Beteja tjetër e fituar në këtë fushë është legalizimi i pallateve të braktisura nga pronarët. Janë vetëm 6 pallate të legalizuara para 2014 dhe kemi 800 pallate të legalizuar gjatë kësaj kohe. Kemi shmangur sorollatjen dhe 23 proceduar administrative tashmë bëhen në një institucion të vetëm në atë të Kadastrës falë ligjit 20/20”, tha Lame.
Top Channel