Koncertet e të nesërmes/ Berlin, me qendër testimi të inkorporuar

22/03/2021 16:10

Ndërsa Gjermania duket se po hyn në valën e tretë të pandemisë, orkestra filarmonike e Berlinit, ka dhënë një koncert testues në fundjavë, për rreth 1 mijë vizitorë, një koncert ky rrënjësisht i ndryshëm nga çdo tjetër i dhënë më parë. 

Një qendër testimi anti Covid është ngritur brenda filarmonisë e po ashtu edhe një kalim i detyrueshëm për të gjithë spektatorët, që duhet të rezultojnë negativë nëse duan të ndjekin koncertin.

Nën drejtimin e dirigjentit Kirill Petrenko, orkestra performoi Cajkovskin dhe Rahmaninovin. Ndërkohë që të gjitha biletat u shitën në vetëm tre minuta.

Shumë prej spektatorëve, thanë se nuk ishin stepur aspak nga frika e infektimit, pasi kjo pjesë u mungonte.

Shumë prej tyre thonë se para pandemisë, shkonin tre apo katër herë në muaj në koncerte. Dhe si shumëkush tjetër, hera e fundit që kanë ndjekur një performancë live, ka qenë rreth një vit më parë. Dhe ndërsa gjermania po përgatitet të hyjë në këtë valë të tretë të pandemisë, kush  di edhe sa kohë do të duhet para se të mund të hyjnë sërish në një teatër.

Eventi i pazakontë ishte pjesë e një studimi të ri pilot në Berlin, qëllimi final i të cilit është krijimi i një strategjie për të rihapur në mënyrë të sigurt teatrot dhe sallat e koncerteve në qytet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA