Korça ka festuar 2 herë ditën e verës në 1 dhe 14 Mars ndërsa sot është dita e Sulltan Novruzit e cila festohet masivisht.
Pavarësisht se këto festa simbolizojnë ardhjen e pranverës dhe çeljen e luleve në Korçë gjithçka e ka mbuluar bora.
Prej dy ditësh dëbora vazhdon të bjerë dhe trashësia i ka kaluar 25 cm në zonat më të larta malore ndërsa akset nacionale vazhdojnë të jenë të hapura e pa probleme.
Situatë e kundërt është në fshatra ku bora ka bllokuar rrugët lidhëse të tyre e nga ana tjetër edhe energjia elektrike mungon në shumë zona.
Pa energji kanë mbetur 20 fshatra të njësive Gorë e Moglicë e fshatra të tjerë.
Në Njësinë Administrative Trebinjë e Vel#an ku po punohet për riparimin e defekteve ndërsa në Njësitë Vithkuq e Lekas po punohet për hapjen e rrugëve.
Top Channel