Britania do të ndajë miliona doza të vaksinës së AstraZeneca-s të prodhuara në Holandë, në atë që mediat vendase po e përshkruajnë si një “ofertë e dëshpëruar për paqe me Bashkimin Europian.
Johnson sipas tyre po përpiqet të zbusë tensionet e krijuara me krerët e BE-së, ndërkohë që gjithmonë e më shumë po flitet për një vale të tretë të koronavirusit në kontinent, çka shton edhe më shumë presionin mbi ta. Kryeministri britanik u shpreh se “eksperienca t e mëparshme na kanë mësuar se kur miqtë tanë përballen me një valë të re, ajo do të mbërrijë edhe në brigjet tona.
Mbrojtja më e mirë për mbretërinë e bashkuar është të vazhdojë vaksinimin me shpejtësi maksimale, u shpreh ai. Infektimet po shtohen sërish në vendet kryesore si Franca, Gjermania, Belgjika e Holanda, tha Johnson, por për momentin janë të ulëta në Angli dhe kjo programit të shpejtë të saj të vaksinimit.
Ndërkohë, testet në Shtetet e Bashkuara treguan se vaksina AstraZeneca është e sigurt dhe 79% e efektshme kundër koronavirusit, sipas Universitetit britanik të Oksfordit, partner me kompaninë farmaceutike në krijimin e kësaj vaksine. Në një njoftim për shtyp u tha se vaksina AstraZeneca është “e sigurt dhe shumë e efektshme, edhe sipas të dhënave nga provat e mëparshme në Britani, Brazil dhe Afrikën e Jugut, si dhe bazuar tek të dhënat praktike në Mbretërinë e Bashkuar”.
Disa vende europiane kohët e fundit e pezulluan përdorimin e AstraZeneca-s për shkak të raporteve se vaksina ishte e lidhur me mpiksjen e gjakut. Por Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), tha se vaksina ishte e sigurt dhe efektive në betejën kundër koronavirusit.
Top Channel