Mjeku shqiptar në Austri, Shkëlqim Beqiri, thotë se shteti austriak, ka dhuruar një pjesë të vogël të vaksinave të Pfizer, në fillim të procesit të vaksinimit.
“Austria llogariti që 5% të dozave t’ia jepte vendeve të Ballkanit, unë them që është aftësi e kryeministrit Rama, arriti që Shqipëria të merrte dozat e para”, thotë Beqiri. Sipas tij, ky nuk është një version zyrtar, por është një informacion që diskutohet mes mjekëve në Austri.
Por, ky vendim i qeverisë austriake, i ka hapur probleme para popullit austriak, thotë mjeku. “Vendi i origjinës së dozave të para u mbajt anonim për mos t’i krijuar probleme kancelarit austriak, që mesa duket i kushtoi. Ky vendim solli kosto politike dhe javën tjetër do të ketë dhe interpelancë në parlament. Edhe në Austri ka pasur probleme me vaksinimin, ndikoi në përhapjen e panikut për AstraZeneca-n duke e vonuar procesin”.
Top Channel