Vrasja e Shkëlzen Kastratit/ Autori i dyshuar tentoi të fshihte armën e zjarrit në baltë, policia jep detaje nga arrestimi i 37-vjeçarit

21/03/2021 18:33

Policia ka dhënë detaje mbi veprimet e 37-vjeçarit, Albert Zaja, i cili u arrestua në Nikël pasi është një nga autorët e dyshuar të vrasjes së Shkëlzen Kastratit.

Sapo konstatoi se ishte rrethuar nga forcat RENEA në fshatin Larushk të Krujës, 37-vjeçari tentoi të fshihte në baltë një armë zjarri pistoletë dhe tentoi të largohet, por u kap dhe u prangos nga policia.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, mbi bazën e provave të grumbulluara nga strukturat hetimore të DVP Fier në koordinim me Departamentin e Policisë Kriminale  ka vendosur në mungesë për këtë shtetas masën e sigurisë  “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Nikla”. Operacioni nga Forcat Speciale “RENEA”. Kapet dhe vihet në pranga një nga autorët e vrasjes së shtetasit Shkëlzen Kastrati  ndodhur më datë 01 shkurt 2021, në Fier.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë që e posedonte 37 vjeçari. Në vijim të punës për dokumentimin e plotë të ngjarjes së datë 01.02.2021 dhe kapjen e autorëve, si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore  dhe informacioneve të grumbulluara në rrugë operative për vendndodhjen e një prej autorëve të vrasjes së  shtetasit Shkëlzen Kastrati, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Nikla”.

Në kuadër të operacionit , në fshatin Larushk  të Krujës,  Forcat Speciale RENEA bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e  shtetasit Albert Zaja.

37-vjeçari porsa ka parë se është rrethuar nga Policia ka tentuar të fshehë në baltë një armë zjarri pistoletë dhe ka tentuar të largohet , por është kapur dhe prangosur nga Policia.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, mbi bazën e provave të grumbulluara nga strukturat hetimore të DVP Fier në koordinim me Departamentin e Policisë Kriminale  ka vendosur në mungesë për këtë shtetas masën e sigurisë  “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim.

Operacioni  vijon për kapjen e  autorëve të tjerë të kësaj ngjarje”, njofton policia.

Autorët e tjerë të shpallur në kërkim për ekzekutimin e Kastratit janë: Elmir Tufa, 29 vjeç, banues Fushë Krujë; Elson  Xhecuka, 27 vjeç, banues në Kamëz dhe Silvio alias Roland Cara 39 vjeç,  banues në Tiranë.

Kastrati u ekzekutua më 1 shkurt në rrethrrotullimin në hyrje të Fierit, teksa po vinte nga ky drejtim me automjetin e tij Mercedez Benz, ndërsa autorët po e ndiqnin me një automjet tip Range Rover, nga edhe ku e qëlluan. Viktima humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me një tjetër automjet në këtë rrugë, në të cilën ndodheshin babë e bijë, duke rrezikuar edhe jetën e tyre. Viktima humbi jetën menjëherë pas atentatit.

Autorët u larguan nga vendi i ngjarjes dhe disa minuta më pas, në mbikalimin e fshatit Baltëz, në By-passin e Fierit, policia gjeti të djegur mjetin tip Range Rover. Grupi hetimor, brenda këtij mjeti, gjeti edhe armën tip automatik, me të cilën dyshohet se u krye ekzekutimi.

Ekzekutimi i Shkëlzen Kastratit, dyshohet së është vazhdimi i vrasjes së ndodhur në vitin 2016 në Fier, ku shënjestër ishte Klement Kastrati, vëllai i viktimës. Shënjestra bashkë me një tjetër person mbetën të plagosur, ndërsa u vra një shtetas nga Patosi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA