Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset 22-vjeçari. Arratiset autori

21/03/2021 19:47

Mbrëmjen e sotme janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në lagjen “Mark Lula” në qytetin e Shkodrës.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti çasti dhe për pasojë është plagosur në këmbë një 22-vjeçar, i identifikuar si Mikel Fusha i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Forcat blu bëjnë me dije se po punohet për të bërë të mundur kapjen e autorit, ndërsa vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shkodër/informacion paraprak

Më datë 21.03.2021, rreth orës 19:30, në lagjen “Mark Lula”,  Shkodër, dyshohet se pas një konflikti të çastit është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi M. F, 22 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para hetimore, dyshohet  se autori i plagosjes është  shtetasi E. L, ku vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA