Katër orë protestë para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ Hidhen dhjetëra molotovë, policia kundërpërgjigjet me gaz lotsjellës, 16 efektivë të plagosur, deputeti i PD përfundon te Trauma
Reshjet e dendura të dëborës, të cilat kanë përfshirë vendin tonë gjatë ditës së sotme do të vijojnë me intensitet të lartë edhe gjatë natës.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës bën me dije se situata paraqitet problematike veçanërisht në Qarqet e Kukësit, Dibrës dhe Korçës. Ndërkohë ARRSH, së bashku me Policinë po punojnë për të ndaluar lëvizjen e mjeteve në akset problematike pa goma dimërore apo zinxhirë.
Në njoftimin zyrtar ka dhënë detaje se si është situata në rajonin verior, qendror dhe jugor, si dhe cilat janë zonat ku mund të kalohet me ose pa zinxhirë.
Njoftimi i plotë
Rajoni verior dhe jugor janë përfshirë gjatë ditës së sotme nga reshje dëbore me intensitet të lartë, shoqëruar me erëra të forta, të cilat gjatë mbrëmjes janë shtuar edhe më tepër, duke shkaktuar probleme në qarkullim në akset kombëtare.
Mjetet borëpastruese dhe punonjësit e kompanive kontraktore të mirëmbajtjes janë në gatishmëri të plotë, duke bërë të mundur mbajtjen hapur të akseve rrugore. Situata paraqitet problematike veçanërisht në Qarqet e Kukësit, Dibrës dhe Korçës.
Sipas informacioneve nga strukturat përkatëse, reshjet e borës do të vazhdojnë me intensitet të lartë edhe gjatë natës dhe për këtë arsye ARRSH ka koordinuar punën me Policinë e Shtetit për të mos lejuar lëvizjen e mjeteve në akset problematike pa goma dimërore apo zinxhirë.
Ju bëjmë thirrje qytetarëve që të mos neglizhojnë përdorimin e gomave të dëborës, apo zinxhirëve gjatë lëvizjes në akset problematike, pasi bllokimi i tyre në rrugë pengon punën e borëpastrueseve.
Situata paraqitet si më poshtë:
RAJONI VERIOR
QARKU KUKES
QARKU SHKODER
RAJONI QENDROR
RAJONI JUGOR
Top Channel