Reshjet e dendura të dëborës kanë përfshirë vendin tonë gjatë ditës së sotme dhe në disa zona ka pasur vështirësi në qarkullim për shkak të ngricave, mungesës së gomave dimërore dhe zinxhirëve.
ARRSH sqaron se reshjet me intensitet të lartë kanë filluar në Qafë Thanë-Qafë Plloçë. Kontraktorët kanë qenë në terren me mjete dhe punëtorë ku po bëjnë pastrimin e rrugës nga bora dhe shpërnadrjen e kripës.
ARRSH i bën apel drejtuesve mjeteve që duhen të kalojnë në këto akse të pajisen me goma dimri ose zinxhirë, të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.
Ndërkohë, reshjet me intensitet të lartë kanë filluar edhe në Qafë Bualli-Bulqizë, në Qafë Qarri-Ersekë, akset e Dibrës dhe të Kukësit. Për shkak të reshjeve të dendura dhe erës së fortë të gjithë drejtuesit e mjeteve që duhen të kalojnë në këto akse të pajisen me goma dimri ose zinxhirë, të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.
Top Channel