Ndonëse me disa muaj vonesë për shkak të kushteve të krijuara nga pandemia Covid-19, mbajtur në Itali “Gran Gala dell Calcio AIC”, një event i organizuar nga Federata Italiane e Futbollit, e cila ndan çmimet për më të mirët e sezonit.

Kështu për vitin futbollistik 2019-2020 ka qenë portugezi Cristiano Ronaldo ai që ka grumbulluar më shumë vota, duke u shpallur futbollisti më i mirë, pas udhëhoqi Juventusin drejt titullit të 9 kampion radhazi.

“Fillimisht ishte e vështirë të luanim me stadiume bosh, por objektivi ishte të fitonim dhe ia dolëm të ngremë lart titullin. Në Champions nuk bëmë mirë, por futbolli është i tillë. Falënderoj të gjithë futbollistët që kanë votuar për mua, ndihem me fat dhe i vlerësuar. Sekreti i formës së mirë është puna pa ndalim dhe motivimi i njëjtë në çdo ndeshje, pavarësisht kundërshtarit dhe rëndësisë së saj”, deklaroi portugezi.

Skuadra më e mirë e sezonit të kaluar u shpall Atalanta, që ia doli të shkojë deri në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, ndërsa trajneri më i mirë ishte padyshim ai i bergamaskëve, Gian Piero Gasperini.

Donnarumma; Gosens, De Vrij, Bonucci, Theo Hernandez; Barella, Luis Alberto, Dybala, Papu Gomez, Immobile dhe Ronaldo përballjen formacionin më të mirë të sezonit të kaluar, ndërsa arbitri më i mirë u vlerësua Daniele Orsato.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA