Luftanija kineze afrohet për herë të parë pranë kufirit japonez

21/03/2021 08:43

Në një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes thuhet se flota ushtarake kineze, duke përfshirë shkatërruesin e klasës Renhai, “Tip 055”, i është afruar Japonisë duke kaluar përmes ngushticës Tsushima në perëndim.

Tokio – Luftanija shkatërruese (Destroyer) kineze “Tip 055” me raketa të komanduara lundroi pranë Japonisë për herë të parë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes thuhet se flota ushtarake kineze, duke përfshirë shkatërruesin e klasës Renhai, “Tip 055”, i është afruar Japonisë duke kaluar përmes ngushticës Tsushima në perëndim.

Më tej thuhet se flota, e cila gjithashtu përfshinte një fregatë, lëvizi më pas drejt Detit të Japonisë, duke kaluar përmes ngushticës midis rajonit japonez Kyushu dhe gadishullit korean.

Deklarata vuri në dukje se luftanija e njohur si “shkatërruesi më i madh i marinës kineze”, u detektua për herë të parë në afërsi të Japonisë.

Sipas transmetuesit publik NHK, flota u drejtua në veri, duke mos hyrë në ujërat territorialë japonezë, dhe nuk përbënte asnjë kërcënim për elementët detarë japonezë.

Shkatërruesi me raketa të komanduara klasa Renhai, i quajtur “Tip 055” dhe i pajisur me radar të përparuar, besohet të jetë shkatërruesi më i madh i marinës kineze.

Agjencia Kyodo deklaroi se shkatërruesi, i cili u vu në shërbim për herë të parë në janar 2020, mund të lëshojë raketa me qitje vertikale, raketa lundruese me rreze të gjatë dhe raketa anti-anije.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA