DURRËS – Një 46-vjeçar nga Kamza është arrestuar nga policia e Durrësit për shkak se është kapur duke vjedhur në një banesë.
Sipas policisë i arrestuari është Sh.H 46 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr.15, Durrës, duke vjedhur në banesën e shtetasit V. M;
Po ashtu një tjetër person është arrestuar për vjedhje në lagjen nr.13 në Durrës.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit :
Sh. H., 46 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr.15, Durrës, duke vjedhur në banesën e shtetasit V. M;
A. M,. 40 vjeç, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr.13, Durrës, duke vjedhur disa vegla pune, në garazhdin e shtetasit Sh. J.
Top Channel