Rritja e normave të COVID-19 e detyroi sot qeverinë zvicerane të tërhiqet nga planet për të lehtësuar masat e bllokimit në ditët e ardhshme.
“Situata epidemiologjike nuk e lejon më qeverinë që të heqë kufizimet e daljeve ose hapjen e bizneseve”, tha ministri i Shëndetësisë, Alain Berset.
Në vend të kësaj, ndryshimi i vetëm i planifikuar do të jetë lejimi i 10 personave, nga pesë më parë, që të mblidhen brenda për ngjarje private.
“Ju lutem jini pak më të durueshëm”, shtoi Berset për restorantet dhe organizatorët e ngjarjeve, që po bëjnë presion për heqjen e kufizimeve, në mënyrë që të rifillojnë të organizojnë aktivitete.
Vendimi, nëse do të lejohet ngrënia në natyrë në restorante ose heqja e kufizimeve në ngjarjet kulturore dhe aktivitetet sportive, tani do të vijë në mes të prillit.
Shpresa e qeverisë është se deri atëherë do të ketë bërë përparim me vaksinimin.
Top Channel