20 Marsi është Dita Botërore e Lumturisë, e vendosur në vitin 2013 nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Motoja e këtij viti të vështirë pandemie është “Lumturi për të gjithë dhe përgjithmonë”.
Origjinën kjo ditë e ka nga mbretëria e Butanit në Azinë Jugore, në vitet 1970. U pa se një individ I lumtur ndikon në mbarëvajtjen e familjes, shoqërisë, madje ndikon në rritjen e të ardhurave të një vendi.
“Patjetër që kemi arsye të jemi të lumtur. Jemi mirë me shëndet të dy, si unë edhe bashkëshortja, kemi rritur fëmijë të mbarë. “
“Lumturia edhe kërkohet, nuk mund ta presësh të bjerë nga qielli. Puna është lumturi. Kam punuar gjithë jetën. Për aq sa I dhashë këtij vendi, familjes, shoqërisë, ndjehem e lumtur sot. “
“Po punove, po paguhesh, ke motiv për të qëndruar në vendin tënd, për të qenë I lumtur këtu.”
“Kaluam Covidin pa pasoja, sigurisht që jemi të lumtur se sot po marrim ajër, jemi gjallë.”
“Dita e Lumturisë? Por a ka lumturi? Unë nuk po e gjej dot.”
Institucioni prestigjoz I anketimeve Gallup realizoi së fundi një sondazh, në lidhje me lumturinë në botë. Nga 78 vendet e anketuara, e para renditet Finlanda, e fundit Zimbave. Shqipëria mban vendin e 63 në këtë listë.
Por a kemi arsye të jemi të lumtur në këtë pandemi Covidi, që ka pllakosur. Dikush tha se ka arsye të fortë për të qenë I lumtur, për sa kohë gëzon shëndet të plotë, dhe familjarët e tij gjithashtu janë mirë. E kaq mjafton të jesh I lumtur sot.
Top Channel