Shtrëngohen masat në Paris/ Shumë njerëz ikën nga qyteti para hyrjes në fuqi në mesnatë

20/03/2021 01:21

Parizienët i janë drejtuar në masë trenave ndër qytetës të premten, disa orë para se izolimi i ri të nisë në kryeqytetin francez. Kufizimet e reja, të njoftuara një ditë më parë nga kryeministri Jean Castex, do të hyjnë në fuqi nga mesnata e të premtes dhe do të prekin rreth një të tretën e popullatës së vendit.

Qeveria ka insistuar se izolimi i ri, një muaj i gjatë, do të jetë më i lehtë se dy të mëparshmit, e vendosur vitin e shkuar, me shkollat që do të mbeten të hapura dhe me stërvitjen në natyrë që do të lejohet për një sasi të pakufizuar kohe.

Presidenti Emmanuel Macron insistoi ndërkohë të premten se fjala izolim nuk ishte ajo e duhura për të përshkruar strategjinë e qeverisë. ‘Ajo që ne duam është të vendosim nën fre virusin pa u mbyllur sërish. Ky nuk është një izolim. Duke folur qartë, ne po aplikojmë masa shtesë shtrënguese’- tha Macron.

Por sidoqoftë, masat e reja në Paris inkurajuan shumë kënd që të largohet nga qyteti në drejtim të zonave ku masat mungojnë, siç është Bretanja, në brigjet jugperëndimore të Atlantikut, dhe Lioni në jug lindje. Zyrtarët e kompanisë shtetërore hekurudhore thanë se trenat për në këto destinacione ishin tërësisht të rezervuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA