Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi
Një vullkan ka shpërthyer në jug perëndim të kryeqytetit të Islandës, Reykjavik, tha zyra meteorologjike e vendit.
Sipas saj, bëhet fjalë për një çarje 500-700 metra të gjatë në Fagradasfjall, në gadishullin Reykjanes. Shpërthimi i fundit atje është regjistruar rreth 800 vite më parë.
Islanda ka regjistruar më shumë se 40 mijë tërmete tre javët e shkuara. Në 2010-ën, shpërthimi i vullkanit Eyjafjallajökull, bëri që të ndalej trafiku ajror në gjysmën e Evropës. Sidoqoftë, shpërthimi në Fagradalsfjoll, nuk pritet të nxjerrë aq shumë hi dhe tym, ndaj aviacioni nuk duhet të preket.
Zyra meteorologjike e Islandës thotë se shpërthimi në Fagradalsfjoll nisi rreth orës 20.45 minuta të së premtes dhe më pas u konfirmua edhe përmes kamerave dhe satelitëve. Një helikopter i rojës bregdetare është dërguar për të vëzhguar zonën rreth 30 km larg Reykjavikut.
Më pas ai dërgoi edhe imazhet e para të llavës që rrëshkiste poshtë pas shpërthimit.
Një tërmet me magnitudë 3.1 u regjistrua 1.2 km larg Fagradalsfjollit, vetëm pak orë më herët. Islanda përjeton shpesh dridhje toke pasi ajo ndodhet mbi kufijtë e dy pllakave tektonike që shtyhen në drejtime të ndryshme.
Top Channel